Secondary Adv

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

Viti shkollor 2026-2027 për nxënësit e arsimit parauniversitar do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për maturantët, mësimi përfundon më herët, më 4 qershor, për t'u lënë kohë për përgatitjen dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin me datat kryesore të procesit mësimor, pushimeve dhe provimeve për vitin e ri shkollor 2026-2027.


Për pjesën më të madhe të nxënësve, procesi mësimor do të vijojë deri më 18 qershor 2027. Maturantët do ta përfundojnë mësimin dy javë më herët, më 4 qershor, për t'u përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore.


Pushimet e dimrit dhe të pranverës

Pushimet e dimrit për nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm të lartë janë përcaktuar nga 24 dhjetori 2026 deri më 4 janar 2027. Nxënësit e arsimit bazë do të kenë gjithashtu pushimet e pranverës, të cilat janë planifikuar nga 29 marsi deri më 2 prill 2027.


Matura Shtetërore nga 7 deri më 28 qershor

Pas përfundimit të procesit mësimor do të nisë sezoni i provimeve. Provimet e Maturës Shtetërore janë planifikuar të zhvillohen në periudhën nga 7 deri më 28 qershor 2027. Për nxënësit që përfundojnë arsimin bazë, provimet kombëtare do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027. Datat e detajuara për secilin provim pritet të përcaktohen në vijim.


Burimi: Scan


Më të lexuarat